Turam, pezullim me 6 ndeshje dhe 40 mijë euro

Sulmuesi i Borusia Mynshengladbahut, Markus Turam është pezulluar me 6 ndeshje dhe gjobitet me 40. 000 euro për pështymën në fytyrën e mbrojtësit të Hofenheim, Stefan Posh gjatë ndeshjes së Bundesligës.
Pesë nga gjashtë ndeshjet do të kenë efekt direkt në Bundesliga, duke përfshirë ndeshjet e kupave, me ndeshjen e gjashtë pezullim deri më 21 dhjetor 2021”, shkruhet në deklaratën zyrtare të organit drejtues i futbollit gjerman, DFB.
Borusia Mynshengladbach tashmë ka njoftuar se ata do të gjobisin lojtarin veçmas për incidentin. 23-vjeçari u përjashtua me të kuq pas incidentit në humbjen e së shtunës 2-1 në shtëpi, me një rishikim të VAR që përmirësoi kartonin e tij të verdhë në të kuq. Turam kërkoi falje në rrjetet sociale pas ndeshje.
Sot ndodhi diçka që nuk është në karrakterin tim dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Unë reagova ndaj një kundërshtari në një mënyrë të gabuar dhe diçka ndodhi aksidentalisht dhe jo qëllimisht. Unë kërkoj falje për të gjithë, ndjesë Stefan Posch, por edhe për kundërshtarët e mi, për shokët e mi të ekipit, për familjen time dhe për të gjithë ata që panë reagimin tim. Sigurisht, unë i pranoj të gjithë pasojat e gjestit tim,“ ka shkruar Turam.
Turam do të humbasë ndeshjen e së martës në Kupën e Gjermanisë kundër Elversberg dhe ndeshjet e Bundesligas në janar kundër Arminia Bielefeld, Bajern Munih, Shtutgartit dhe Verder Bremenit.