Shqipëria dhe Kosova, me epërsi minimale pas 45 minutave të para

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, ku Shqipëria është në epërsi me 1-0 ndaj Çekisë. Vetëm 9 minuta kanë mjaftuar që “legjionarët” tanë të gjejnë rrugën e rrjetës në përballjen e vështirë ndaj Republikës Çeke.

Pas një pasimi të bukur drejt sulmuesit me origjinë nga Shkupi, ky i fundit niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe me një goditje potente tund rrjetën e portierit Pavlenka. Teksa pas golit të Jasir Asanit, tashmë Çekia ka mbetur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të “bomberit”, Mojmir Chytil.

Një gol i shënuar nga sulmuesi 24-vjeçar fillimisht rizgjoi “shpresën” e miqve çek për një rezultat pozitiv në “Air Albania”, mirëpo me ndihmën e arbitrëve anësor ka rezultuar se goli jo vetëm se është shënuar në pozicion jashtë loje, por edhe me dorë, duke rezultuar në karton të verdhë, për Chytil.

Mirëpo, para shënimit të këtij golit, Chytil kishte marrë edhe një karton tjetër të verdhë, duke e detyruar gjyqtarin kryesor të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq e si rrjedhojë të lërë të tijët në fushë me vetëm 10 lojtarë.

Deri në fund, Shqipëria kishte edhe një rast me Ramadanin , por që asistin e tij në zonë nuk arrijnë të “lexojnë” sulmuesit kuqezinjë.

Ndërkohë pas “perlës” së Jasir Asanit ndaj Repbulikës Çeke, sfidën e kanë zhbllokuar dhe “dardanët” e Kosovës, të cilët kanë marrë avantazhin në transfertën e Andorrës.

Një asist perfekt nga Florent Muslija kapet bukur nga “ylli” i “dardanëve”, Milot Rashica, i cili me një goditje potente tund rrjetën e vendasve, duke filluar festën e skuadrës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button