Milevski: Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi disfatën e tretë në Grupin C dhe të dytën ndaj Ukrainës. Zubkov dhe Karavaliev ishin autor të golave për Ukrainën në sfidën e zhvilluar në “Apet Arena” në Pragë. Pas ndeshjes, trajneri Blagoja Milevski, u shfaq para gazetarëve.
“Urata për dy kombëtaret për atë që dëshmuan në këtë përballje dhe që të githë u kënaqën në lojën e treguar nga dy palët. Jam i kënaqur me djelmoshat tanë, pasi që reaguan mirë pas që pranuam golin e parë. kishim 3 ose 4 raste për të barazuar ndeshjes. Dhe në pjesën e dytë dominuam ndeshjen dhe ishim kundërshtarë më i mirë në terren, por që nuk shfrytëzuam rastet.
Vazhdimisht kur luajmë kemi plan A, B, dhe C. fillimisht nuk funksioni plani A dhe duhej që të aplikojmë planet e tjera. Mendojë se duhet të jemi të kënauqr me lojën e treguar , por unë jam i dëshpëruar nga rezultati.
Pyetja për seleksionuesin ishte edhe pse Arijan Ademi nuk ishte prej fillimi të ndeshjes, pasi që i njëjti solli mjaft siguri në terren.
“Ekipi reagoi mirë pas golit të pranuar. Ademi reagoi mirë pas inkuadrimit në lojë , duke sjellë siguri në mbrojtje dhe siguri në lojë. Vendimi që mos të luajë Ademi nga fillimi është vendimi i im,” tha mes tjerash Milevski.
Mungesa e Isnik Alimit, i cili ishte mjaft I mirë në sfidat e fundit?
“Vendosa që të luajmë me ekipin e njëjtë nga sfida me Italinë dhe reagimi i tyre në mbrojtje ishte tejet I mirë. Dhe ky është vendimi për mosinkuadrimi i Isnik Alimit. Jamë dëshëpruar nga rezultati, por jo edhe nga loja.
Çka më tutje?
“Do të vazhdojmë që të përgatitemi për sfidat e tjera, për Italinë dhe Anglinë dhe të dëshmojmë se dijmë të luajmë futboll. Jam i kënaqur për lojën nga futbollistët por thash edhe më parë, jo edhe nga rezultati,” tha mes tjerash Milevski.
Sfidën e radhës, Maqedonia do të zhvillojë më 17 nëntor përball Italisë në Romë.