Nju Jork, 84-vjeçari përfitoi apartament falas

Nju Jork, 84-vjeçari përfitoi apartament falas

Një 84 vjeçar arriti të përfitonte një apartament falas brenda vilës historike King Manor në Nju Jork. Roj Foks ka qenë prej rreth 30 vitesh kujdestari i muzeut në zonën Kuins, dhe tashmë ajo është kthyer në shtëpinë e tij teksa një apartament i fshehur brenda, është lënë në dispozicion të të moshuarit. Duke treguar për hapësirën e tij të banimit Roj thotë se shtrihet në dy të tretat e katit të tretë, ka një dhomë gjumi, një dhomë studimi dhe është e mbushur me më shumë 4,000 libra. Kuzhina që ka mbetur e paprekur që prej vitit 1989, ka një furrë, frigorifer dhe një larëse enësh që ai nuk ka përdorur kurrë. Vila më parë zotërohej nga Rufus King, një nga nënshkruesit e kushtetutës së SHBA-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button