Google Maps mund t’ju tregojë se ku është më mirë të vendosni panele diellore
Google Maps mund t'ju tregojë se ku është më mirë të vendosni panele diellore

Google Maps mund të llogarisë potencialin e prodhimit të energjisë diellore të çatisë, të monitorojë cilësinë e ajrit dhe të parashikojë sasinë e polenit në ajër.
Aplikacioni prezantoi kohët e fundit disa opsione të reja, të tilla si Solar API, i cili llogarit potencialin për panele diellore në çati duke përdorur të dhënat e motit dhe fotot satelitore. Qëllimi i këtij mjeti është të përshpejtojë instalimin e paneleve diellore duke përmirësuar projeksionet e prodhimit dhe duke lehtësuar punën e instaluesve.
Mjeti Pollen API synon të tregojë informacionin më të fundit mbi alergjenët më të zakonshëm në 65 vende duke përdorur të dhënat e mësimit të makinerive dhe të erës.
Në mënyrë të ngjashme, API për cilësinë e ajrit duhet të tregojë informacion të detajuar për cilësinë e ajrit duke përdorur burime të shumta si stacionet matëse, satelitët, të dhënat e trafikut, etj. Aplikacioni mund të tregojë gjithashtu rajonet që janë prekur nga zjarret në pyje.