Udhëheqësit arabë anulojnë takimin me Biden pas sulmit nga izraelitët në spitalin e Gazës
Udhëheqësit arabë anulojnë takimin me Biden pas sulmit nga izraelitët në spitalin e Gazës

Pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli në Gaza, ku u vranë të paktën 500 persona mbrëmë, takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe liderëve arabë, përfshirë presidentin palestinez Mahmud Abbas, është anuluar. Biden, i cili do të vijë sot në Izrael, është dashur të niset për në Jordani pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, takimin me mbretin Abdullah të Jordanisë, me presidentin Abdul Fattah al-Sisi të Egjiptit dhe me Abbas.
Megjithatë, mbrëmë vonë, ministri i jashtëm i Jordanisë tha se takimi mund të zhvillohet vetëm kur palët ranë dakord për t’i dhënë fund “luftës dhe masakrave të palestinezëve”, duke fajësuar Izraelin për shpërthimin e spitalit.
Hamasi fajësoi Izraelin për sulmin me raketa në spital, por ushtria izraelite tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë nga një grup tjetër, Xhihadi Islamik Palestinez, grupi i dytë më i madh militant në Rripin e Gazës. Xhihadi Islamik hodhi poshtë pretendimet, duke akuzuar Izraelin se “po përpiqet shumë për të shmangur përgjegjësinë për masakrën brutale që ka kryer”.
Në një postim në Twitter, Biden tha se ishte “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga shpërthimi – dhe udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare që “të vazhdojë të mbledhë informacione për saktësisht se çfarë ka ndodhur”.
Të paktën 600,000 palestinezë janë larguar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në jug pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite se po përgatit një ofensivë tokësore.