Federata e Çekisë merr vendimin për trajnerin Sylhavi

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme të martën që trajneri i kombëtares, Silhavy të mos shkarkohet në këtë moment, pavarësisht tensionit që shoqëroi ambientin ku u diskutua çështja e teknikut.

Komiteti Ekzekutiv vendosi një kontratë të re për trajnerin Sylhavi, e cila zgjat deri me 30 nëntor, pra deri pas takimeve të fundit të fushatës eliminatore të “Euro 2024” ndaj Polonisë dhe Moldavisë në nëntor, shkruan “EurozPravy”.

Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara, Republika Çeke u mund nga Shqipëria me rezultatin 3-0 dhe me Ishujt Faroe fitoi me rezultatin minimal. Shqipëria kryeson renditrjen e grupit me 13 pikë, e ndjekur nga Republika Çeke me 11 pikë./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button