Reijnders: Titulli kampion në Itali para Ligës së Kampionëve

Në një intervistë me “Corriere della Sera”, mesfushori i Milanit, Tijjan Reijnders foli për objektivat sezonale të “kuqezinjve” dhe angazhimet e ardhshme.
Titulli i Serie A apo Liga e Kampionëve?
Patjetër që titulli kampion i Italisë, sepse e di se sa i rëndësishëm është ylli i dytë për klubin dhe tifozët tanë. Edhe nëse Liga e Kampionëve është një ëndërr, unë kam ardhur për këtë. Ne duam të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur.
Brenda 7 ditëve Juventusi, PSZH dhe Napoli. A është momenti kyç i sezonit?
Po, një nga momentet më të rëndësishme. Janë tri përplasje direkte, dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve, që do të thonë shumë. Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të tria.
Pengesa e parë është Juventusi. A ka ndonjë lojtar që, nëse është e mundur, do ta largonit nga Allegri?
Ne u përballëm me Juventusin në turneun e verës në SHBA (6-4 me penallti për “Madama”) dhe bardhezinjtë më bënë mjaft përshtypje. Vlahoviç është një kundërshtar i frikshëm, me cilësi të mëdha. Megjithatë, edhe ne kemi cilësi.