Shqetësohen tifozët e Real Madridit para “El Clasico”-s, lëndohet Belingami

Mesfushori anglez, Xhud Belingam ka qenë në formë drithëruese që kur iu bashkua Real Madridit nga Borusia Dortmund gjatë verës. Në 12 ndeshje në të gjitha garat, ai ka shënuar 11 gola, ndër të cilët më i fundit është ai në fitoren 1-2 ndaj Bragës në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, Bellingami nuk luajti ndeshjen e plotë pasi u zëvendësua nga Lukas Vaskez në pjesën e fundit të ndeshjes.

Ai po lëvizte ngadalë drejt zëvendësimit, duke mbajtur ijën e tij përpara se të zinte vendin në bankën rezervë të Real Madridit. Si i tillë, sipas gazetës “Mundo Deportivo”, kjo ka ngjallur frikën e disponueshmërisë së tij kundër Barcelonës të shtunën në “El Clasico”.

Belingami do të ishte një mungesë e madhe për Real Madridin nëse ai do të mungonte në “El Clasico”, kështu që Real Madridi dhe trajneri Karlo Ançelotti do të luten që çështja të mos jetë asgjë serioze dhe që ai të jetë në gjendje të stërvitet për ndeshjen e fundjavës.

Nuk ishte çështja e vetme me të cilën duhej të merrej Real Madridi të martën. Hoselu Mato humbi ndeshjen kundër Bragës pasi u sëmur pak para fillimit, ndërsa Antonio Rudiger dukej se kishte pësuar një ngërç të keq në fund të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button