Luftoni ftohjen me kos
Luftoni ftohjen me kos

Këtë dimër, ekziston një shans i mirë që mund të kërkoni gjithçka për të shpëtuar veten nga një ftohje e bezdisshme, e vazhdueshme dhe ndonjëherë edhe e keqe.
Ju duhet të shtoni kosin në listën tuaj të gjërave për luftimin e ftohjeve.
Kosi është plot me probiotikë, të cilët mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet që kanë shikuar probiotikët kanë gjetur rezultate premtuese në drejtim të zvogëlimit të kohëzgjatjes dhe intensitetit të ftohjes.
Kosi gjithashtu përmban një forcues tjetër imunitar – zink. Hulumtimet tregojnë se zinku mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes.
Ndërsa karbohidratet në kos ofrojnë energji, që është e rëndësishme për t’ju ndihmuar të rikuperoheni nga ndonjë ftohje.