Sezoni i gjashtë i serialit “The Crown” fokusohet në tragjedinë e princeshës Diana
Sezoni i gjashtë i serialit “The Crown” fokusohet në tragjedinë e princeshës Diana

Traileri i ri i serialit “Thw Crown” i sezonit final tregon se në episodet e reja do të shfaqet tragjedia që i ka ndodhur princeshës së ndjerë Diana, shkruan “The Hollywood reporter”.
Nëpërmes aktores, Elizabeth Debicki, e cila luan rolin e princeshës Diana, shpërfaqen telashet që princesha kishte me famën, paparacit dhe aksidentin me veturë bashkë me të dashurin e saj të shumëpërfolur Dodi Fayed.
Sezoni final do të shfaq periudhën e viteve 1997-2005. Ky sezon do të ndahet në dy pjesë dhe do të shfaqet në platformën “Netflix”. Pjesa e parë do të ketë katër episode të cilat do të shfaqen më 16 nëntor, kurse e dyta me gjashtë episode do të shfaqet më 16 dhjetor.
Pjesa e parë e sezonit të fundit të serialit do të shpërfaq pjesën e jetës së princeshës Diana kur ajo filloi romancën me Emad El-Din Mohamed Abdel Mena’em Fayed, i njohur si Dodi Fayed, producent filmi egjiptian dhe djali i miliarderit Mohamed Al-Fayed.
Pjesa e dytë e sezonit final do të shfaqë ngjarjet që u zhvilluan në familjen mbretërore britanike kur princi Charls u martua me Camila Parker Bowles, e cila gjithashtu fokusohet në shfaqjen e jetës së djemve të princit Charls, William dhe Harry.
“Jam vërtetë, shumë krenare për këtë sezon të fundit. Mendoj se është një nga punët tona më të mira”, ka thënë producentja ekzekutive e serialit, Suzanne Mackie.