Çfarë ndodh nëse merrni ilaçe të skaduara?
Çfarë ndodh nëse merrni ilaçe të skaduara?

Farmacistët shpesh paralajmërojnë se duhet të kontrolloni datën e skadencës së barnave që keni në shtëpi, por ndonjëherë ne përsëri marrim një ilaç për të cilin nuk jemi të sigurt se kur është data e skadencës.
“Ka disa barna që janë të dëmshme dhe mund të jenë toksike pasi të kenë skaduar. “Por në përgjithësi, nëse jeni duke marrë barna të skaduara, ato thjesht nuk do të jenë aq efektive”.
Pas periudhës së caktuar, asnjë farmacist nuk mund të garantojë që ilaçi do të ketë të njëjtin efekt dhe megjithëse këto periudha nuk janë plotësisht përfundimtare, nuk duhet të eksperimentoni.
Disa ilaçe mund të përdoren për disa muaj pas datës së skadencës, por nuk ka gjasa që ato të jenë aq efektive.
Një gjë është e sigurt. Çdo gjë në formë të lëngshme, si pika për hundën, sytë, shurupet, nuk do të mund të përdoret pas datës së skadencës, sepse ilaçe të tilla kanë tendencë për të rritur bakteret.