Gripi i shpendëve arrin për herë të parë në Antarktidë
Gripi i shpendëve arrin për herë të parë në Antarktidë

Gripi i shpendëve arrin për herë të parë në Antarktidë. Virusi u gjet në popullatat e një zogu shtegtar, gërryes të quajtur skua kaf në ishullin e zogjve, i cili dyshohet se e solli me vete nga Amerika e Jugut ku gripi i shpendëve është i përhapur dhe tashmë ka vrarë rreth 500.000 zogj deti dhe 20.000 luanë deti vetëm në Kili dhe Peru.
Ishulli i Zogjve konsiderohet si një nga vendet më të pasura të botës së egër të planetit, ku banojnë shumë lloje shpendësh të rrezikuar, si dhe 50.000 çifte pinguinësh dhe 65.000 palë foka gëzofi. Gripi avian ka arritur në Antarktidë, duke ngritur shqetësime për popullatat e brishta të faunës së egër, pra, pinguinëve dhe fokave që nuk janë ekspozuar kurrë më parë ndaj virusit vdekjeprurës H5N1.
Ndërsa klima vazhdon të ngrohet, sëmundjet e reja potenciale po hyjnë në horizontin e Antarktidës. Edhe pse sëmundja përhapet kryesisht te zogjtë, është treguar se infekton edhe gjitarët, duke përfshirë fokat dhe luanët e detit.