Lokateli, ofertë 40 milionë euro nga skuadra angleze

Mesfushori Italian, Manuel Lokateli, është një nga lojtarët kyç të trajnerit Masimiliano Alegri, por nuk përjashtohet largimi i tij në afatin kalimtar të janarit. Në fakt për reprezentuesin italian ka ardhur një ofertë shumë e rëndësishme nga Anglia, ku Uest Hemi ka ofruar zyrtarisht 40 milionë euro për transferimin e tij.
“Zonja e Vjetër” nuk e ka pranuar ende këtë ofertë dhe po diskuton me klubin anglez pasi synon që të fitoj më shumë nga shitja e tij. Sipas asaj që ka raportuar “Calciomercato”, Juventusi do të ishte në gjendje për të hequr dorë nga ylli Italian, nëse oferta do të jetë mbi 50 milionë euro.
Edhe për lojtarin është një ofertë më e madhe, pasi raportohet se Uest Hemi është gati t’i ofrojë dyfishin e pagës prej tre milionë eurove që fiton Lokatelli në Juventus. 25-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit, derisa këtë edicion në 10 ndeshje ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.