Qatip Osmani në stolin e Vllaznisë në Shqipëri, debuton të mërkurën

Qatip Osmani është trajneri i ri i Vllaznisë. Lajmi për emërimin e trajnerit të ri konfirmohet nga burime zyrtare në klubin shkodran, teksa Osmani do të debutojë në stolin kuqeblu të mërkurën në ndeshjen ndaj Erzenit.
Qatip Osmani deri tani në tri raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës, me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampionë, një Kupë dhe një Superkupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në “play off”, për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën Europa.
Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës. /PanoramaSport/