VIDEO / Njukasëll ndal “Djajtë e Kuq”, Arsenali eliminohet nga “Carabao Cup”

Skuadra e Arsenalit është  eliminuar nga “Carabao Cup”, në fazën e 1/8. Të besuarit e Mikel Artetës u mundën 3-1 nga Uest Hami, në takimin e zhvilluar në “London Stadium”. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për “Ganersat” u pa që në minutat e para. Një autogol i Uajt i dhuroi avantazhin “The Hammers” në minutën e 16-të. Në fillimin e pjesës së dytë, ganezi Kudus dyfishoi shifrat, ndërsa pak më vonë Bouven thelloi epërsinë në 3-0. Goli i Odegaard në fund vlejti vetëm për statistikë. Arsenali, në këto kushte, duhet të fokusohet në të tjera objektiva. Vazhdon rrugëtimin Uest Hamit të Mojsit, ndoshta me pretendimin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Ia del edhe Çellsi. “Blutë” e Londrës triumfuan 2-0 ndaj Blekburnit (Badiashile, Sterling). Fiton edhe Liverpulli 1-2 ndaj Bornmautit. Golat e “The Reds” mbajnë firmën e Gakpo dhe Nunjez, sakaq i nderit nga vendasit erdhi nga Klajverti.

 

Mançester Junajtedi mundet nga Njukasëll dhe eliminohet nga “Carabao Cup”, me miqtë që bindën me rezultatin 0-3 dhe siguruan fazën çerekfinale. Njuksaëll diktoi ritmin e sfidës, të cilën e zhblokoi me Almiron në minutën e 28’, teksa në minutën e 36’, Hall dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij. Pjesa e dytë po ashtu foli për miqtë, që në minutën e 60’ realizuan golin e tretë me Uillok dhe vulosën këtë takim.

 

LEXO EDHE:

Back to top button