Fitore e dytë e San Antonios ndaj Feniksit, brenda 3 ditëve të fundit

Skuadra e San Antonio fitoi 132-121 në fushën e Feniksit, suksesi i tretë sezonal për Spurs, që më në fund shijojnë të riun Venbanajama. Debutuesi në NBA realizoi 38 pikë e 10 kërcime për San Antonio, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Bukerrit dhe 28 të Kevin Durantit.
Ekipi i Filadelfia-s ndodhet mes ekipeve lider në Lindje, duke fituar me 114-99 ndaj Toronto. Embiid me 28 pikë, Oubre e Harris me nga 23 pikë secili, bënë diferencën në fushë për Filadelfinë. Për miqtë u dallua Barnes me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Fiton edhe skuadra e Nju Orlinsit, që mundi 125-116 Detroitin, ndeshje me rivalitet, ku MekKollum me 33 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Orlando, falë 30 pikëve të Bankeros, mundi 115-113 Juta Xhazin në sekondën e fundit, duke ngjitur shkallët në Konferencën e Lindjes.
NBA-REZULTATET
Filadelfia – Toronto, 114-99
Nju Orlins – Detroit, 125-116
Juta Xhaz – Orlando, 113-115
Feniks – San Antonio, 121-132