Barcelona me dy mungesa përball Donjetskut në Hamburg

Trajneri i Barcelonës, Çavi ka publikuar listën e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Hamburgut për të sfiduar Shakhtar Donetsk, të martën më 7 nëntor, në kuadër të takimit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në prag të këtij takimi katalanasit kanë publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Gjermani, nga ku bie në sy mungesa e Frenki de Jong dhe e Serhi Roberto.