Interi në “ankth” për lëndimin e Benjamin Pavardit

Benjamin Pavard, i cili u largua herët nga fusha, gjatë ndeshjes mes Atalantës dhe Interit, për shkak të traumës që pësoi në gjurin e majtë, sot do të mësojë se sa do të mungojë nga terreni i gjelbër. Pas përplasjes me Lookman, francezi ndjeu sikur po i dilte kapaku i gjurit, ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte.

Dëmtimi minimal ose stresi i fortë në nyje nuk mund të përjashtohet. Pikërisht për këtë arsye do të bëhen sot testet mjekësore, që do të specifikojnë nëse dhe në çfarë mase trauma ka përfshirë ligamentet, kërcin ose meniskun.

“Corriere dello Sport” ka pak dyshime: ndalesa do të jetë rreth 4-6 javë. Pra, tek Interi, gjendja e Pavard është shqetësuese, pasi dëmtimi serioz në gju mund ta mbajë jashtë për disa kohë. Në fund të ndeshjes, mbrojtësi francez i Interit donte t’i uronte shokët e tij për fitoren e bukur në fushën e vështirë të Atalantës, duke shkuar përtej dhimbjeve dhe dëmtimit personal.

“Djem të mëdhenj, ekip i madh, fitore e rëndësishme, krenar që jam pjesë e këtij grupi”, – ishin fjalët e lojtarit francez, në pritje për të kuptuar se sa do të zgjasë rikuperimi i tij.

LEXO EDHE:

Back to top button