Lëndimi, Ançeloti jep detaje rreth situatës së Belingamit

Xhud Belingam dukej se mori një lëndim në shpatull në fillim të ndeshjes me Rajo Veljkanon, pasi një lojtar kundërshtar u rrëzua aksidentalisht mbi të. Anglezi u ndihmua nga mjekët dhe vazhdoi të luante, duke qëndruar në fushë për të gjithë ndeshjen. Shpatulla e tij ishte e lidhur fort në interval, derisa Belingami nuk pranoi të zëvendësohej duke luajtur gjatë 90 minutave në barazimin e Real Madridit 0-0 me Rajo Valejkanon.

Megjithatë trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti shpreson që ta ketë yllin anglez për duelin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve përballë Bragës.

“Bellingham ka një problem me shpatullën e tij. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do ta shohim situatën e tij. Shpresoj se ai mund të luajë të mërkurën kundër Bragës. Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjë gjë serioze”, deklaroi Ançelotti.

20-vjeçari anglez është lojtari kryesor i Real Madridit këtë edicion, ku ka realizuar 13 gola dhe ka adhuruar tre asiste në 14 ndeshje zyrtare për Real Madridin

LEXO EDHE:

Back to top button