Lajçaku nis takimet me opozitën

Lajçaku nis takimet me opozitën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka nisur takimet me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë. Takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimin e dytë e ka pasur me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Ndërsa të tretin e ka takuar, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin.


Lajçak mblodhi ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, para takimit me opozitarët

Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane.

Ky takim erdhi në kohën kur BE-ja e ka në plan publikimin e Raportit të Progresit.

Lajçak me të përfunduar takimin me ambasadorët, e ka nisur atë me krerët e partive opozitare në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button