Një shqiptar në formacionin e javës në Serie A

Serie A mbylli javën e 11-të. Në fushë zbritën shumë lojtarë shqiptarë, të cilët rezultuan nga më të mirët për skuadrat e tyre përkatëse. Dyshja që bëri shumë bujë ishte ajo e Frosinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic. Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës dhe i dhuruan fitoren Frosinones përballë Empolit të Etrit Berishës dhe Ardian Ismajlit.
Madje, sulmuesi me orgjinë shqiptar, Ibrahimoviç është përfshirë edhe në 11-tëshen më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit italian. 17-vjeçarit i është rezervuar një vend në rolin e trekuartistit pas dyshes së sulmit Lautaro Martinez dhe Kolombos së Monzas. Ndërkohë, pjesë e formacionit janë edhe emra të njohur në Serie A si Bremer, Çalhanoglu, Pereira apo edhe Mireti.