VIDEO/ Milani thyen PSZH-në, Man. Siti e Lajpcigu në fazën tjetër të Kampionëve

Liga e Kampionëve solli nxitje dhe emocione me ndeshjet e katërta në grupe. Milan mundi 2-1 PSZH-në në Milano, duke krijuar kështu një lëmsh të vërtetë në grupin F.  Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Shkriniar, me ish-mbrojtësin e Interit që dërgoi në festë tifozët e ardhur nga Parisi. I menjëhershëm ishte reagimi i “kuqezinjve”, një lëvizje brilante e Leao-s shtang në vend Donarummën në minutën e 11-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Zhiru kompleton përmbysjen e madhe me një gol tipik të tij, me kokë. Mbape me shokët e patën të vështirë të çajnë në mbrojtjen vendase, pasi ishte e pozicionuar mirë. Kështu, me këtë rezultat, ekipi i Piolit është në vendi ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSZH e vendit të dytë.

Në grupin G, Mançester Siti është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 3-0 ndaj Jang Bojsit (12 pikë). Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland.

Gjithashtu, edhe Lajpcigu pret biletën si vend i dytë, pasi triumfi 1-2 ndaj Crvena Zvezdën, duke grumbulluar 9 pikë, në krahasim me rivalët që kanë akumuluar vetëm një pikë.

Në grupin E, Atletiko Madridi konfirmon edhe një herë sezonin e mirë që po bën. Goleadë 6-0 ndaj Seltikut në “Vanda Metropolitano” bëri që djemtë e Diego Simeones të jetë në vendin e parë me 8 pikë. Ndërkohë Lacio mundi Fejnordin me 1-0 dhe tani italianët janë në vendin e dytë me 7 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button