Tomas Tuhell pa një yll të mirënjohur për 3 javë

Një goditje e rëndë për Bajern Munih dhe kombëtaren e Gjermanisë. Në ndeshjen që skuadra bavareze fitoi të mërkurën 2-1 ndaj Gallatasarajin në Ligën e Kampionëve, u dëmtua mesfushori Xhamal Musiala.
Lojtari u zëvendësua në pushimin e ndeshjes dhe fillimisht u mendua për diçka të lehtë. Analizat mjekësore të kryera më pas evidentuan se dëmtimi është më i rëndë se sa parashikohej. Sipas “Sport Bild”, lojtari do të qëndrojë 3 javë pushim, duke mos luajtur këtë fundjavë (ndaj Heindheim) dhe në dy sfidat miqësore që do të zhvillojë kombëtarja gjermane.
Klubi bavarez shpreson ta rikuperojë Musiala për rikthimin e kampionatit pas kombëtareve, por kjo duket e vështirë. Lojtari ka nisur një periudhë rikuperimi, teksa mësohet se bëhet fjalë për një problem me fibrat muskulorë.