Shkup/ Studentët ankohen për orarin e Bibliotekës së Qytetit

Shkup/ Studentët ankohen për orarin e Bibliotekës së Qytetit

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe pse u nisem të kërkojmë një përgjigje për digjitalizimin e fondit të librave kjo ishte pamja e parë që pamë në Bibliotekën Shën Klimenti i Ohrit në Shkup Jetmiri një student i fakultetit të psikologjisë në “Kirili dhe Metodi” në Shkup është vizitor i rregullt i kësaj bibliotekë, shkruan Alsat.

Një ndër shqetësimet e tij është orari i shkurtër i funksionimit të këtij institucioni dhe shpesh ndodhë që në ora 20:00 të ndërpresë leximin për të liruar objektin shkaku i mbylljes për dallim të bibliotekës “Braqa Milladinovci” në Karposh e cila Jetmiri thotë se është e hapur 24/7.

“Besoj se mungesa e vetme është orari sepse mund të zgjatet, është e hapur vetëm deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten ndërsa të shtunën deri ora 18:00 dhe të dielën nuk punon fare. Pjesa që ty të shqetëson më së shumti është pjesa e hapjes dhe mbylljes së kësaj biblioteke?! Po, në rastin e kësaj biblioteke ndërsa në bibliotekat tjera që punojnë 24/7 siç është biblioteka “Braqa Milladinovci” në Karposh”, tha Jetmir Musa, student.

Përveç Jetmirit takuam edhe student të vitit të parë që kishin ardhur të regjistrohen në këtë bibliotekë.

“Tani filluam me fakultetin dhe vijmë më rrallë por planifikojmë më shpesh të vijmë. Po ka mjaftë materiale edhe në mënyrë elektronike”, u shpreh një studente.

A vini shpesh në bibliotekë?

“Po, kur kemi kohë të lirë po”, tha një studente.

Sipas udhëheqëses Zorica Jakovleska Spirovska nga sektori për mbrojtje të fondit dhe digjitalizimit, biblioteka “Shën Klimenti i Ohrit” deri tani janë mbi një milion materiale digjitale të cilat studentët mund të kenë qasje edhe në ëeb faqen.

“Me pajisjet përkatëse që disponon qendra, aktualisht kemi mbi një milion objekte dixhitale të materialeve që janë në pronësi të bibliotekës por edhe të subjekteve të tjera, pavarësisht personave juridikë apo fizikë. (2:20) Koleksioni ynë digjital është i disponueshëm në platformën e bibliotekës digjitale të Maqedonisë, në mënyrë që një pjesë e caktuar e koleksioneve mund të sigurohet me qasje të drejtpërdrejtë në uebfaqen, por një pjesë e materialeve, materialet e reja, të cilat ende i nënshtrohen të drejtave të ligjit për të drejtën e autorit, ato nuk janë të disponueshme dhe ato mund të përdoren vetëm në leximoren tonë”, tha Zorica Jakovleska Spirovska nga sektori për mbrojtje të fondit dhe digjitalizimit.

Digjitalizimi i materialeve neper bibliotekat e vendit filloi dhjetë vite më herët dhe fillimisht u digjitalizuan vetëm materialet më të rëndësishme që bëjnë pjesë në trashëgiminë kulturore të vendit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button