Ten Hag e konfirmon lëndimin e Hojlundit dhe Eriksenit

Erik Ten Hag ka dhënë konfirmuar lëndimet e Rasmus Hojlund dhe Kristian Eriksen pasi ata u larguan duke çaluar nga fitorja e Mançester Junajtedit. “Djajtw e Kuq” arriti një fitore 1-0 në Premier Ligw kundër Luton. Megjithatë, pas ndeshjes Ten Hag konfirmoi se Hojlund dhe Eriksen janë yjet e fundit të United që kanë marrë lëndime.
“Në këtë moment, nuk mund të them asgjë për këtë sepse nuk e di. Ne bëjmë një vlerësim dhe ne duhet të presim 24 orë për përfundimin. Kështu që ne do t’i japim ekipit mjekësor 24 orë për të parë se cili është problemi.”
Skuadra e Ten Hag ka vuajtur nga numri i madh i lëndimeve këtë sezon. Të dy janë përfshirë në skuadrën e Danimarkës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 kundër Sllovenisë dhe Irlandës së Veriut.