Bajerni vendos rekord të frikshëm, të ardhura rekord prej 882 mln euro!

Në mbledhjen e përgjithshme vjetore të klubit, Bajern Munihu njoftoi një rekord të ri në të ardhura dhe anëtarësim. Në mbledhjen e përgjithshme vjetore te skuadra nga Munihu, u theksoi se kampionët gjermanë nuk po bëjnë mirë vetëm në fushë.

Pas daljes në skenë, presidenti Herbert Hainer njoftoi se viti financiar 2022/23 përfundoi me të ardhura rekord prej 882 milionë euro.Rekordi i m ëparshëm daton në sezonin 2018/19, para pandemisë, kur Bajerni arriti të gjeneronte të ardhura prej 750.4 milionë euro.

Hainer gjithashtu njoftoi se klubi kishte 316,000 anëtarë të regjistruar në mbarë botën që nga nëntori 2023, që është një tjetër rekord për klubin bavarez.

LEXO EDHE:

Back to top button