Nejmar bën ndryshimin drastik pas operacionit në gju

Është një moment shumë i ndërlikuar për Nejmar. Ylli i kombëtares braziliane është operuar së fundmi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut të gjurit të majtë, gjë që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë, deri në 9 muaj.
Kjo ndalesë mund ta shtyjë “Al Hilal”, klubin saudit që e bleu në verë nga PSZH, t’i pezullojë kontratën milionere. Ndërkohë, “O’Ney”, para afro dy javësh u bë baba i një vajze të vogël, ka vendosur të sjellë një frymë të freskët në jetën e tij, duke filluar me një ndryshim rrënjësor në pamje.
Ai ka hequr dorë nga flokët me model dhe i është nënshtruar rruajtjes së plotë të kokës. “Tullacllëku” si model i i ri është konfirmuar nga vetë futbollisti brazilian me një “selfie” të bukur në Instagram, e cila i ka befasuar shumë ndjekësit e shumtë dhe ka marrë pa fund “like” e komente.