Lidhja Europiane për Ndryshim formoi grupin parlamentar

Lidhja Europiane për Ndryshim formoi grupin parlamentar

Opozita shqiptare formoi grupin parlamentar me gjashtë deputetë në Kuvend. Prej tyre, tre janë deputetë në grupin e Izet Mexhitit, dy deputetë të Alternativës dhe një deputet i Besës. Liderët e tre partive politike prezantuan sot vendimin.

“Formimi i grupit parlamentar do të jetë vlerë shtesë në këtë bashkëpunim. Që këtu duam qytetarëve tua japim lajmin e gazuar që bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet”, tha Gashi.

Koordinatore e grupit parlamentar është Safije Shahini Sadiki, zv.koordinatore Merita Koxhaxhiku.

Grupit nuk i bashkohet deputeti i Alternativës Hysni Ismaili, i cili kohë më parë paralajmëroi fraksionin e Alternativës dhe pezullimin e aktiviteteteve të tij brendapartiake.

“Prej tani e tutje gjithçka që ndodh në bllokun shqiptar, ose janë më opozitën shqiptare ose janë me BDI-në”, tha Gashi.

LEXO EDHE:

Back to top button