Lidhja mes cigares dhe alkoolit?

Një studim zbuloi se ata që u përpoqën të linin duhanin pinin më pak alkool, por për arsye të paqarta.

Studiuesit analizuan të dhënat e sondazhit nga gati 6,300 duhanpirës në Angli, duke përfshirë 144 të anketuarit që thanë se ishin përpjekur të linin duhanin një javë përpara se të anketoheshin.

Ata që u përpoqën të linin duhanin pinin më pak alkool dhe kishin më pak gjasa të pinin tepër sesa ata që nuk u përpoqën ta linin.

“Këto rezultate janë në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm se personat që e lënë duhanin priren të pinë më shumë për të kompensuar nevojat e trupit të krijuara në bazë të konsumimit të tepërt të alkoolit dhe cigareve.

Arsyet për gjetjet nuk janë të qarta. Duhanpirësit mund të reduktojnë konsumin e tyre të alkoolit kur përpiqen të lënë duhanin për të reduktuar rrezikun e rikthimit, ose njerëzit që pinë më pak mund të kenë më shumë gjasa për ta lënë duhanin, sugjerojnë studiuesit.

“Ende nuk është e mundur të përcaktohet shkaku. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse përpjekjet për të lënë duhanin paraprijnë përpjekjet për të kufizuar konsumimin e alkoolit ose anasjelltas. Shpresoj se do të arrijmë të gjejmë lidhjen mes këtyre dy veseve të zjarrta të njerëzimit dhe të ndihmojmë shumë njerëz që t’i përballojnë ato”, thotë studiuesi kryesor Brown.

LEXO EDHE:

Back to top button