Miovski: Të befasojmë sërish Italinë me kundërsulme të shpejta

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbylli përgatitjet në Shkup, në prag të dy ndeshjeve eliminatore në muajin nëntor. Futbollistët dhe stafi teknik zhvilluan 2 seanca stërvitore dhe analizuan kundërshtarin e tyre të parë, kombëtaren e Italisë, me të cilën do të përballen më 17 nëntor. Lajmi i mirë për trajnerin Milevski, është fakti se nuk ka asnjë të lënduar nga futbollistët e ftuar dhe të gjithë janë gati që të japin makismumin. Ekspedita e Maqedonisë, pasiditën e ditës së mërkurë pritet të zbarkojë në Romë, ku do të zhvillojë vetëm një stërvitje gjatë ditës së enjte.

“Duhet të presim rastet tonë në kundërsulme. Natyrisht se ata do të kenë më shumë posedimin dhe kontrollin e topit dhe lojës. Mirëpo ne mund t’i befasojmë përmes kundërsulmeve. Është e shkëlqyeshme kur futbollistët do të kenë më shumë minutazh në klubet ku luajnë dhe kjo do të reflektohet edhe te përfaqësuesja. Kësi llojë ndeshje luhen në intensitet të lartë dhe mendojë se mund të jemi në nivel. Besoj se do të jetë një futboll cilësor pasi luhet në terren më të mirë dhe do të jetë një paraqitje e mirë nga dy anët,“ tha mes tjerash Bojan Miovski.

Përballja Itali-Maqedoni, do të zhvillohet të premtën, në stadiumin “Olimpiko” në Romë, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button