Në vend të muzeut do të bëhet një ankand me veshjet e Prince
Në vend të muzeut do të bëhet një ankand me veshjet e Prince

Një koleksionues, që ka në posedim shumë veshje ikonike të këngëtarit të ndjerë Prince, ka dashur të hapë një muze, por tani ka vendosur të hapë ankand për veshjet.
Koleksionisti francez posedon më shumë se 200 veshje të këngëtarit, shkruan AP. Ai ka kontakuar me bashkëpunëtorë të afërm të këngëtarit për t’i mbledhur veshjet.
Shtëpia e ankandeve “RR Auction” në Boston të SHBA-së, që po mbikëqyr ankandin, ka thënë se veshja më interesante është ajo që kishte veshur Prince gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “American Music Awards” ku ai këndoi këngën “Purple Rain”. Gjatë performancës këngëtari kishte veshur një këmishë që kishte një jakë të valëzuar të cilën shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar me 15 mijë dollarë.
“Ajo që bën në të vërtetë ky ankand është të tregojë ndikimin dhe trashëgiminë e Princit me zgjedhjet e tij të modës dhe se si këto veshje kanë ndikim sot. Kur i sheh të gjithë këta artistë në turne, kostume të ndryshme, veshje të ndryshme, duke e ri-shpikur veten për çdo turne…”, ka thënë Bobby Livingston drejtor i “RR Auction”.
Në ankand gjithashtu përfshihet edhe veshja tjetër ikonike e Princit që kishte veshur në filmin “ Under the Charry Moon” në vitin 1986. Kjo veshje u vlerësua me shumën prej 45 mijë dollarësh.
Këngëtari Princ që vdiq në vitin 2016 ishte i njohur për veshjet e tij ekstravagante e ikonike për të cilat vlerësohej lartë nga kritikët dhe fansat e modës.