Boki 13 dorëzoi gjashtë padi të reja penale

Boki 13 dorëzoi gjashtë padi të reja penale në Prokurori. Avokati i tij nuk tregoi saktësisht se ndaj kujt janë ngritur akuzat. Kallëzimet penale janë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, mjekimit të pandërgjegjshëm të të sëmurëve, torturë dhe tentim vrasje. Boki 13 ka ngritur 40 padi penale këtë verë. Ai u dënua me nëntë vjet burg në rastin “Reket” kurse gjykohet për abuzim dhe pastrim parash në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.

Fakti që bëhet fjalë për para- hetim dhe vetëm për ngritje të kallëzimeve penale, s’mund të them për cilët persona bëhet fjalë. Vetëm mund të them se bëhet fjalë për përfaqësues të profesionit mjekësorë, që marrin pjesë në procese, përfaqësues të pushtetit, përfaqësues të pushtetit gjyqësor si dhe përfaqësues të prokurorisë”-tha Sasho Dukovski, avokat i Bokit.

LEXO EDHE:

Back to top button