Zbulohet misteri i babuinëve të mumifikuar nga Egjipti i lashtë
Zbulohet misteri i babuinëve të mumifikuar nga Egjipti i lashtë

Hulumtimet e reja mbi mbetjet misterioze të babuinëve të mumifikuar të gjetura para njëqind vjetëve më parë në Egjipt, kanë zbuluar pozicionin “e shenjtë” të primatit në Gadishullin e lashtë Arabik.
Në vitin 1905, arkeologët gjetën mumie të pazakonta babuinësh në Luginën e Majmunëve, një vend arkeologjik në bregun perëndimor të Nilit, i njohur për përshkrimet e babuinëve në muret e varreve.
Kafshëve u mungonin dhëmbët dhe ndryshe nga ekzemplarët e tjerë të mumifikuar të majmunëve të së njëjtës periudhë, nuk u varrosën me fisnikët ose nuk u gjetën në katakombe grupore.
Për më shumë se njëqind vjet, ekspertët kanë pyetur veten se si arritën atje, nga u sollën dhe për çfarë arsye. Prandaj, shkencëtarët testuan dhjetë mostra të ndryshme dhe arritën të nxjerrin ADN-në nga njëra prej tyre. Biologia Gisela Kopp nga Universiteti i Konstanzit në Gjermani ka zbuluar origjinën e babunëve të vdekur prej kohësh duke përdorur një metodë të re të analizës gjenetike të ADN-së.