Maks Vershtapen mposht yllin e Ferrarit dhe thellon rekordin

Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit, në garën e parë që zhvillohet në qytetin e kazinove. Piloti holandez mposhti Sharl Lëklerk dhe Serxhio Perezin në një garë të luftuar, për të thelluar rekordin e tij për më shumë gara të fituara në një sezon, duke e çuar në 18 të tilla nga 21 të zhvilluara.
Kampioni i Botës në fuqi tregoi dhe njëherë që është ai ylli i ri i këtij sporti dhe se rivalët që mund ta ndalin janë të pakët. Sa i përket Perezit, meksikan siguroi vendin e dytë në renditjen e pilotëve, pasi Luis Hamilton u rendit vetëm në vendin e 7-ë. Pas Leklerit dhe Perezit u reshtuan: Okon, Stroll, Sainz, Hamilton, Rasell, Alonso dhe Piastri.
Pas një jave do të jetë dhe gara e fundit e sezonit, e cila do të mbyllet në Abu Dhabi.