Shaqiri: Plot potencial, është e vështirë të luash ndaj Kosovës

Xherdan Shaqiri ishte i kënaqur për sigurimin e kualifikimit të Zvicrës. Lojtari i “Çikago Fajr” tha se Kosova ka shumë potencial dhe talente.
“Ishte me rëndësi për ne të bënim detyrën dhe të kualifikoheshim. Ndaj Kosovës nuk është vetëm emocionale. Kosova ka potencial, talente të shumta, është e vështirë të luash kundër Kosovës. I duhen disa gjëra të vogla për t’u përmirësuar. Kemi edhe një ndeshje në Rumani, dua ta fitojmë e ta mbyllim në vendin e parë. Sigurisht që është e vështirë të luash në Rumani. Duhet ta analizojmë që ta fitojmë. Edhe në Gjermani, në Europian, duhet të jemi më të përgatitur.”