Kejn, gati të vendos rekorde të reja në Bundesligë

Sulmuesi i Bajern Munihut, Hari Kejn është në rrugën e duhur për të thyer një tjetër rekord në klubin e Bundesligës, pasi ai vazhdon të fitojë zemrat e mijërave tifozëve të rinj.
30-vjeçari anglez, i cili iu bashkua Bajernit nga Spurs në verë për mbi 100 milionë euro, ka shënuar 21 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Tomas Tushellit këtë sezon. Kejn është padyshim në formën e jetës së tij aktualisht. Në fakt, ai ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit për klubin gjerman përpara ndeshjes së tyre në Bundesligë kundër Kelnit.
Si rezultat i formës së tij, Kejn ka thyer disa rekorde të Bajernit, si brenda dhe jashtë fushës. Në fillim të këtij muaji, ai u bë lojtari i parë i bavarezëve që shënoi një het-trik në paraqitjen e tyre të parë në “Klassiker” ndaj Dortmundit.