(VIDEO) Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën
(VIDEO) Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar pamje të reja nga takimi me yllin botëror të muzikës me prejardhje shqiptare, Rita Orën. Kurti u përkujdes që këngëtaren ta pres me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.
I pari i qeverisë së Kosovës i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal.
Ditën e djeshme, Kurti e quajti “Ditë të paharrueshme”.
Ndër të tjera, ata biseduan edhe për realizimin e disa projekteve me rëndësi.