Shitet për 22 milionë dollarë ferma në Neverland e Michael Jackson
Ferma Neverland, e yllit të ndjerë të popit Michael Jackson, i është shitur një investitori miliarder për një të katërtën e çmimit të saj fillestar.
Këngëtari i The Thriller, e bleu atë në 1987 dhe ajo u bë shtëpia e tij gjatë kulmit të famës së tij. Ai e shndërroi fermën në një kompleks argëtimi duke ndërtuar një kopsht zoologjik dhe një park lojërash ku rregullisht ai argëtonte fëmijët dhe familjet e tyre. Në vitet 1990-2000, Neverland u vendos në qendër të disa hetimeve për akuzat për shfrytëzim seksual të minorenëve në adresë të këngëtarit. Në 2005, jackson, u gjykua dhe akuza për abuzim me një 13 vjecar në fermë, u rrëzua. Ai nuk u kthye kurrë më në Neverland. Katër vite më pas, në qershor 2009, Jackson vdiq në një tjetër shtëpi të tij në Los Angeles, pas një arresti kardiak të shkaktuar nga një overdozë droge.