Dortmundi “fundos” Milanin, kualifikohet Atletiko Madrid

Emocione, spektakël por edhe shumë gola dhuruan disa nga ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve në Ligën e Kampionëve. Në grupin F, Dortmundi bën gjithçka mirë ndaj Milanit në Milano, duke fituar 1-3. Në pjesën e parë Rojs realizoi nga penalltia, ndërsa Çukueze vendosi ekuilibrat pas një vallëzimi perfekt në zonë. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë shënuan 2 herë me talentin Gitens dhe Adejemi. Ndërkohë vjen edhe barazim i papritur i PSZH-së në shtëpi me shifrat 1-1 ndaj Njukasëllit.
Kështu, llogaritë në këtë grup janë të hapura, Dortmund ka 10 pikë në krye, e ndjekur nga PSZH me 7 pikë, 5 pikë kanë Njukasëll dhe Milani.
Në grupin E, Atletiko Madridi (11 pikë) është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 1-3 ndaj Fejnordit. Feston edhe Lazio me 10 pikë, duke lënë mbrapa holandezët me 5 pikë.
Në grupin G, Man. Siti i kualifikuar u përball me Leipzig, me ndeshjen që u mbyll 3-2 për vendasit në Angli.
Në grupin H, fitore 2-1 e Barcelonës ndaj Portos. Katalanasit kryesojnë me 12 pikë, ndërsa më pas vijnë Porto e Shakhtar që do diskutojnë një biletë për në fazën tjetër në ndeshjen direkte, pasi që kanë grumbulluar nga 9 pikë.
Rezultatet:
Milan 1–3 Dortmund
Barcelona 2–1 Porto
Fejnordi 1-3 Atletiko Madrid
Man. Siti 3-2 Lajpcigu
PSZH 1–1 Njuaskwll
Jang Bojs 2– 0 Crvena Zvezda