Si do të dukeshin blerjet në të ardhmen? Hapet supermarketi i parë i zgjuar në Vjenë
Si do të dukeshin blerjet në të ardhmen? Hapet supermarketi i parë i zgjuar në Vjenë

Vjena së fundmi mori një supermarket inovativ të së ardhmes, i prezantuar në Fakultetin Teknik të këtij qyteti. Ky supermarket i avancuar përdor teknologjitë më të fundit për të përmirësuar përvojën e blerjeve. Për shembull, një karrocë e zgjuar e blerjeve e pajisur me një videokamerë i lejon klientët të gjejnë rrugën më të shpejtë për produktet e dëshiruara.