Arsenali synon fitore ndaj Lensit për të siguruar kualifikimin

E mërkurë sjell ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve 2023/24. Pas tri javëve pushim, ethet e Ligës së Kampionëve u rikthyen tw marten me shumë ndeshje interesante, ndërsa edhe sot shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin dhe disa tjera duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit. Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Napolit, edhe pse “Los Blancos” e kanë siguruar kualifikimin tashmë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Braga e pret Union Berlin dhe dy ekipet do të tentojnë fitoren pasi tri pikë do t’i linin në garë për kualifikim.
Interesant do të jetë edhe në grupin A, ku Gallatasarai pret Man. Junajtedin dhe dy ekipet duan vetëm fitore për të bërë një hap tutje për kualifikim. Në ndeshjen tjetër, Bajern Munihu e pret Kopenhagwn për prestigj, por danezët me fitore mbesin në garë për pozitën e dytë.
Në Grupin D, Benfika e pret Interin dhe Real Sosiedadi është nikoqir i Salzburgut. Interi dhe Sosiedadi janë kualifikuar tashmë, ndërsa Benfika dhe Salzburgu synojnë pozitën e tretë.
Në Grupin B, Arsenali synon fitore ndaj Lensit për të siguruar kualifikimin, ndërsa Sevilja shpreson në fitore ndaj PSV Aindhoveni për të barazuar me pikë dhe për të mbetur në garë për vendin e dytë.