Interi në “gjah” pas sulmuesit ukrainas te Xhirona

Lautaro Martinez e Markus Turam, nuk mjaftojnë për sulmin e Inter, me zëvendësuesit, Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez, që janë të “pavlefshëm” në fushën e blertë, ku nuk po arrijnë dot të ambientohen te skuadra “zikaltër”, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë për ndërhyrje në merkato.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në “radarët” e Interi ka hyrë “bomberi” ukrainas, Artem Dovbik, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e Xhirona-s, ku padyshim është një nga protagonistët e ekipit, me plot 7 gola e të shënuar e 6 të asistuar, në 14 përballjet e regjistruara deri më tani me spanjollët.

Më tej italianët raportojnë, se drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota ka nisur kontaktet e para me klubin spanjoll dhe agjentin e lojtarit, në mënyrë që ta bindë këtë të fundit, të zgjedhë “zikaltërit”, që në muajin janar.

LEXO EDHE:

Back to top button