Sijarto: Paqja është zgjidhja e vetme

Sijarto: Paqja është zgjidhja e vetme

Një ton të ndërmjetëm, pa luajtur me zjarrin, mbajti Hungaria. Ministri i jashtëm, Sijarto vuri theksin te paqja, pa prekur drejtpërdrejtë përgjegjësinë e Rusisë, por përkundrazi, me kujdes lëshoi akuza ndaj perëndimit, për furnizim me armë të Ukrainës në këtë konflikt. Ai tha se bota, pavarësisht çdo konteksti në tryezë, ka nevojë për paqe, dhe se kanalet e komunikimit, nuk duhen shuar asnjëherë, duke bërë thirrje për vazhdim të dialogut.

“Paqja është zgjidhja dhe mënyra e vetme për shpëtimin e jetëve të qytetarëve dhe të shmangen shkatërrimet e mëtutjeshme. Dhe nëse shohim mbrapa më shumë se një vit e gjysmë më parë është e qartë se ata që thoshin se ka zgjidhje në fushëbetejë, nuk kishin të drejtë. Nuk ka zgjidhje në fushëbetejë. Ka viktima dhe shkatërrime. Nuk kishin të drejtë as ata që thoshin se rrjedha e luftës do t’i rris shanset për paqe. Edhe kjo nuk është e vërtetë, çdo ditë në luftë na largon nga paqja. Edhe furnizimi me armë nuk ndihmon. Dërgimi i armëve e prolongon luftën dhe lufta nuk na duhet, nuk na duhen armët në rajon. Na duhet paqja”, deklaroi Peter Sijarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button