Mbrojtësi shqiptarë rikthehet përsëri në stërvitje me ekipin

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, pas dëmtimit që pësoi në ligamente shpresonte që të kthehej në fushë para fillimit të vitit 2024 dhe këtë objektiv me sa duket po e realizon këtë objektiv që i kishte vënë vetes.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në stërvitjen e sotme, Kumbulla është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, në seancën e shkurtër stërvitore që ka bërë skuadra një ditë pas ndeshjes ndaj Servet në Ligën e Europës.

Një stërvitje jo si të mëparshmet, ku ai ishte i veçuar nga të tjerët duke bërë ushtrime atletike, pasi  Kumbulla ka marrë pjesë për herë të parë pas shumë muajsh në ushtrimet me shokët e ekipit.

Një sinjal i rëndësishëm se kthimi i tij në fushë po afron dhe do të jetë një alternativë për Hoze Murinjon, ashtu si edhe një emër për t’u marrë në konsideratë nga Silvinjo për praninë në “Euro 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button