“Al Hilal” fiton derbin në Arabinë Saudite, Ronaldo pëson humbjen e thellë

Skuadra e “Al-Hilal” ka arritur një fitore madhështore, teksa në “King Fahd International Stadium” ka mposhtur, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Saudi Pro League, skuadrën e Al-Nassr, pjesë e së cilës është edhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Tre gola, në pjesën e dytë, nga Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Aleksandar Mitroviç, me këtë të fundit, që shënoi një dopietë, në minutat 64’, 89’ e 90+2’ mjaftuan për t’i dhuruar fitoren skuadrës së Jorge Jesus, e cila tashmë udhëheq e vetme kampionatin në vendin e parë të tabelës.

Skuadra e Al-Hilal është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, plot 7 më shumë se rivalët më të afërt, Al-Nassr, të cilët kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 34 pikë, në 15 javët e para të kampionatit.

LEXO EDHE:

Back to top button