A ka antibiotikë që shëron të gjitha infeksionet? Si të zgjedhim të duhurin
A ka antibiotikë që shëron të gjitha infeksionet? Si të zgjedhim të duhurin

Infeksionet e shkaktuara nga bakteriet mund të shërohen vetëm nëse përdoret antibiotiku i duhur për atë infeksion.
Në bisedën me dr. Erjona Jorgji Shaqiri diskutuam rreth kujdesit që duhet të kemi gjatë përdorimit të antibiotikëve. Ajo thotë që “Nuk ka një antibiotik të vetëm që shëron të gjitha infeksionet.“
“Siç thonë CITERALI / CIPROFLOXACIN vret të gjitha infeksionet urinare. Kjo absolutisht është e gabuar. Asnjëherë nuk mund të marrësh një antibiotik për të trajtuar një infeksion psh. urinar, flasim për infeksionet urinare por ka infeksione të ndryshme pa e testuar në laborator… Sepse kjo mund të ndodhte para shumë vitesh kur bakteriet ishin sensitive më shumë, por tani është alarmuar gjendja, dhe ato antibiotikë që kanë vepruar, tani nuk veprojnë më. Antibiotiku le që nuk e vret bakterien, por ai infeksion asnjiherë nuk do të zhduket. “ – thekson dr. Erjona Jorgji Shaqiri – mikrobiologe.
Protokolet që tregojnë ndjeshmërinë ndaj antibiotikut janë të rregulluara sipas rregullave të Komitetit Europian. Këto protokole tregojnë nëse një bakterie është rezistente, apo sensitive, doza që duhet përdorur për ta vrarë atë bakterie dhe për ta zhdukur atë infeksion.
Por përse janë të rëndësishme rezultatet e analizave mikrobiologjike?
Në raportet që japin mikrobiologët antibiotikët klasifikohen sipas grupeve në bazë të mënyrës se si funksionojnë. Këto analiza japin informacione më të sakta nëse ai antibiotikë vepron kundër asaj bakterie ose jo, dhe si rrjedhojë a duhet përdorur ose jo.
Nëse një antibiotik i një grupi të caktuar është rezistent dhe nuk ndikon në atë bakterie/infeksion, automatikisht i gjithë grupi prej ku rrjedh ai antibiotikë nuk do veprojë për të shëruar atë infeksion.
Për këtë qëllim për tu mbrojtur nga rezistenca ndaj antibiotikëve mjekët sygjerojnë që të kryhen këto analiza dhe në fillim mjekët të sygjerojnë antibiotikë me spektër të ngushtë veprimi, specifik për atë lloj bakterie . Kurse antibiotikët me spektër të gjerë veprimi të përdoren kur bakteria shkaktare e infeksionit është e panjohur, ose kur dyshohet në një infeksion me grupe të shumta bakteriesh.