Dejvis nuk vazhdon kontratën me bavarezët, kërkon vetëm gjigantin spanjoll

Alfonso Dejvis nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bajern Munihun, pasi që tani po mendon kalimin te Real Madrid. Futbollistit kanadez ka lindur në vitin 2000, dhe kontrata i skadon në qershor 2025 dhe deri më tani i është përgjigjur gjithmonë negativisht propozimeve të klubit gjerman për zgjatjen e bashkëpunimit.
Ai kërkon që t’i bashkohet një tjetër klubi më të mirë evropian, konkretisht, Real Madridit. Bajern Munihu, edhe pse ende nuk ka hequr dorë nga ideja e rinovimit me mbrojtësin, tashmë ka nisur të vlerësojë lamtumirën e tij, me synimin e qartë për të mos shmangur një tjetër rast ai i David Alaba
Dejvis, siç raportohet nga media gjermane dhe “Marca” në Spanjë, në fakt ka vendosur tëi japë fund përvojës së tij me kampionët në fuqi të Bundesligës. Dejvis numëron 18 paraqitje dhe 3 asistime gjatë sezonit aktual, me gjithsej 172 ndeshje, 8 gola dhe 28 asistime për Bajern Munihu.