Bëhet fjalë për 9.2 milion euro – Opozita akuzon qeverinë për një marrëveshje skandaloze

Bëhet fjalë për 9.2 milion euro – Opozita akuzon qeverinë për një marrëveshje skandaloze

Gazetare: Ajnur Bafqari

VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin për marrëveshje skandaloze me të cilat shuma milionëshe përfundojnë në xhepa private, shkruan Alsat.

Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski thotë se marrëveshja e fundit vlen 9 milion e 200 mijë euro, dhe sipas saj, REK Manastiri do të paguajë 63 mijë euro në ditë ndaj kompanisë Markovski nga Manastiri për shfrytëzimin e vetëm 10 buldozerëve.

“Para jush prezantoj marrëveshje që në thelb është një marrëveshje kornizë për angazhimin e 10 buldozerëve prej kompanisë Markovski që do të duhet të angazhohen në REK Manastir, në periudhën prej 18 muajsh, për 16.253 denarë për orë…. Ose vlera e përgjithshme e kësaj marrëveshjeje kornizë, është 9 milion e 200 mijë euro që kompania Markovski, duhet t’i merr për angazhim të vetëm 10 buldozerë, në korniza të REK Manastirit. Kjo marrëveshje që po e prezantoj dhe siç thash vlen 16.253 denarë për orë, domethënë se kompania Markovski, vetëm për një ditë nga REK Manastiri do të paguhet 6 300 euro, ose për të gjithë buldozerët do të paguhet 63 mijë euro në ditë”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

Ai pyet se sa buldozerë mund të bliheshin me 9,2 milion euro dhe të njëjtit të ishin në pronësi të shtetit. Nikollovski nënvizoi më tej se kjo kompani i fiton të gjitha tenderët e mundshëm në REK Manastir, ndërsa shton më tej se me masat antikrizë i mashtron qytetarët me 500 deri në 1000 denarë në muaj, ndërkohë që nga ana tjetër mbush me miliona xhepa të personave të tjerë privatë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button