Pse njerëzit regjistrojnë veten gjatë marrëdhënieve seksuale? Ekspertët shpjegojnë se çfarë na bën ta bëjmë atë dhe kanë këshilla!
Në një kohë kur telefoni me kamerë është pothuajse si një zgjatim i dorës dhe fotografojmë gjithçka: vaktet, veshjet e modës, çdo moment të jetës, nuk është për t'u habitur që duam të kapim një moment më intim, apo jo?

“Pse e filmove veten gjatë seksit?” e pyeti Kourtney motrën e saj Kim Kardashian në episodin e parë të reality show-t Keeping Up with the Kardashians.
Kjo pyetje u është bërë shumë personazheve të famshëm që e kanë gjetur veten në skandale të ngjashme dhe përgjigja e Kim-it ishte mjaft e thjeshtë:
“Sepse isha “hot” dhe e desha.
Siç i shpjegoi dikur Nylon Carolyn Marcantonio, një punonjëse sociale dhe terapiste seksi nga Brooklyn, njerëzit bëjnë video seksi nga histori të ndryshme.
“Disa regjistrime janë private dhe vetëm çifti mund t’i shohë, ndërsa të tjerëve u pëlqen të ndajnë videot e tyre. Varet se çfarë po bëjnë njerëzit që po xhirojnë”, tha ajo.

Sipas Annabelle Knight, eksperte e marrëdhënieve dhe seksit në dyqanin online të lodrave për të rritur Lovehoney, është shumë e thjeshtë të shpjegohet pse njerëzit janë të fiksuar pas filmimit të vetvetes.
“Gjithnjë e më shumë njerëz po filmojnë veten gjatë seksit me partnerët e tyre sepse është argëtuese”, thotë ajo. “Le ta pranojmë, e gjithë jeta jonë është e regjistruar nga telefonat tanë inteligjentë, kështu që pse jo seksi? “Shumë çifte ‘shkaktohen’ duke parë videot dhe më pas bëjnë seks sërish”.
Portali “Illicit Encounters”, i cili merret me lidhjen e kurorëshkelësve, dikur kreu një sondazh në të cilin u zbulua se një e treta e çifteve filmonin veten gjatë aktiviteteve seksuale.
Tre të katërtat e pjesëmarrësve në hulumtim pranojnë se e kanë përdorur telefonin për të përmirësuar jetën e tyre seksuale, qoftë duke bërë fotografi apo duke parë filma erotikë, qoftë të tyre apo profesionistë.

Dëshironi të regjistroni marrëdhëniet tuaja intime? Një paralajmërim që duhet ta merrni seriozisht
Megjithatë, Annabelle Knight këshillon që gjatë xhirimeve të mos konsumohet alkool dhe të mos angazhohen në të me dikë që nuk kanë besim.
“Nuk është ide e mirë ta marrësh kamerën me partnerin tënd të ri ose me dikë që nuk i beson plotësisht”, tha ajo.
“Kush e di se ku mund të përfundojë ajo video … Ju thjesht nuk e dini se me kë mund ta ndajnë atë.”
Edhe pse çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj seksualitetit, lakuriqësisë dhe aludimeve për marrëdhënie intime, stigma dhe ndjenja e turpit që shoqëron seksin ende ekziston, kështu që xhirimet ndonjëherë konsiderohen të çoroditura dhe madje edhe devijuese.
Megjithatë, njerëzit që praktikojnë kapjen e këtij akti intim thonë se i vetmi turp që ndjejnë pasi fikin kamerën është se nuk duken aq mirë sa do të donin.
“Ne jetojmë në një kulturë negative ndaj seksit,” tha Marcantonio. “Është një kulturë që dënon dhe turpëron disa akte dhe përvoja seksuale, siç është masturbimi”.